ZYRTARE/ SHBA bëhet vendi me numrin më të lartë të personave të infektuar me koronavirus

LAJME

SHBA-ja është që ka më shumë raste me koronavirus në të gjithë botën.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i personave të infektuar në SHBA ka kaluar atë të Kinës dhe Italisë, duke shkuar në 82,179.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar numri më i lartë i rasteve të reja, ku mbi 13 mijë persona janë testuar pozitivisht me Covid-19.

Ndërkohë, ditën e sotme kanë humbur jetën 150 persona nga koronavirusi në SHBA, duke e çuar numrin total të viktimave në 1177.Sa i përket numrit të viktimave, Italia vijon të jetë shteti më i goditur në botë, me 8215 të vdekur, e pasuar nga Spanja me 4154 vdekje dhe Kina me 3287 të vdekur.

Numri i rasteve me koronavirus në të gjithë botën, përfshi këtu edhe viktimat e personat e shëruar ka kaluar shifrën 500 mijë.

Deri më tani, kanë humbur jetën 22,714 persona nga koronavirusi në të gjithë botën.

Kujtojmë këtu që këtë javë OBSH-ja paralajmëroi se SHBA-ja do të bëhej së shpejti epiqendra globale e koronavirusit, duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të rasteve të konfirmuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *