/Vrasja-e 7 vjeçarit nga Kosova bëhet e madhe në Zvicër: Autoritetet nuk duan ta gjykojnë plakën që e mbyti

LAJME

Në mars të 2019, Zvicra u trondit nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në Basel të Zvicrës, ku një 75 vjeçare pensioniste ka vrarë një 7 vjeçar nga Kosova. E tash rreth një vit pas kur e moshuara duhej të dilte në gjyq kjo është anuluar.

Vrasja e 7 vjeçarit tronditi tërë Zvicrën. Vrasësja, Angela N. U dorëzuar në policia, dhe që atëherë ajo ka qenë në qendrën e paraburgimit në Waaghof të Bazelit.

Ishte e paraparë që ajo të dilte në gjyq me 1 prill, por kjo datë është anuluar.

Artan Sadiku, i cili përfaqëson familjen e Mërgimit, i tha BLICK se nuk dëshiron të komentojë, dhe iu referua gjykatës.

Kreu i administratës së gjykatës kriminale në Bazel-Stadt, Patrick Suter, tha: “Në raste individuale, negociatat mund të mos zhvillohen sepse një person sëmuret ose është në karantinë.”

E në bazë të kësaj i bie që Angela ishte prekur nga koronavirusi, por kjo gjë ende nuk është konfirmuar. Pasi që ekzistojnë dyshime që gjykata dëshiron ta mbrojë atë për shkak të moshës së saj.

7 vjeçari u vra nga e moshuara kur po shkonte në shkollë. Ai jetonte rreth 500 metra larg. Sipas aktakuzës, gruaja e kishte goditur atë në qafë dy herë me thikë. Dhe vetëm pas disa momenteve, ai ka vdekur.

Prindërit e Mërgimit, Fatma dhe Visari mësuan për tragjedinë disa orë më vonë. Ata thanë se ishin tmerrësisht keq, dhe ndiheshin shumë të pikëlluar.

Mërgimi u varros në atdheun e tij në Gjilan-Kosovë.

Avokati i familjes Sadiku tha se ata edhe nuk arrijnë t’i thonë lamtumirë djalit të tyre, dhe se nuk mund të vizitojnë varrin e tij.

“Tradicionalisht, ata nuk mund t’i thonë lamtumirë birit të tyre, ose të vizitojnë varrin e tij.’’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *