Uber prezanton dukjen e dronit që do shërbejë për shpërndarjen e ushqimit

LAJME

Krahët rrotulluese do t’i mundësojnë këtij droni, të fluturojë me shpejtësi më të madhe.

Dronët e zhvilluar nga Uber, pritet të nisin shpërndarjen ë ushqimit në San Diego të Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara më 2020, si pjesë Uber Eats, transmeton Telegrafi.

Gjatë ditës së sotme, kompani e ka prezantuar dukjen e këtij droni, që ka sistem rrotullues të krahëve dhe gjashtë rotorë, për përshtatje më të mirë të nisjes në formë vertikale dhe vazhdimit të fluturimit. Krahët rrotullues, janë një opsion që më shumë shihen te makinat fluturuese, se sa te dronët.

Rotorët janë të pozicionuar horizontalisht për ngritje dhe ulje, por më pas mund të rrotullohen në pozicionin vertikal, siç shihet në fotografi, për rritjen e shpejtësisë dhe efikasitetit gjatë fluturimit. Ky sistem i krahëve, është i ngjashëm me atë që e krijoi veterani i NASA-s, Mark Moore në një taksi fluturues.

Si taksi fluturues ashtu edhe ky dron janë pjesë e Uber Elevate, me të cilat kjo kompani është duke bërë përpjekje, që të dominojë në shërbimet që bëhen nga lartësia. Testimet fillestare të këtij droni, do të fillojnë gjatë vitit që vjen, derisa më 2023, pritet të fillojë edhe me shërbime komerciale.

Kapaciteti i ngarkesës së këtij droni, është një shujtë për dy persona, ndërsa thuhet se testimi është kryer me sukses, teksa mund të nisë fluturimin deri në fund të këtij viti. Në fillim të këtij viti, Administrata Federale e Aviacionit i dha Uber dritën e gjelbër për të filluar testimin e këtij droni në San Diego.

Që nga nisja deri te dërgimi i ushqimit te klienti, ky dron i Uber që do arrijë brenda tetë minutave, ndërsa do të fluturojë nën 121 metra lartësi, sa është leja e fluturimit për një dron. Kur te jetë pa ndonjë ngarkesë, ky dron ka autonomi deri në 29 kilometra, ndërsa me ngarkesë arrit 19 kilometra, teksa mund të arrijë shpejtësi deri në 50 kilometra në orë.

Shërbimet e ndryshme me dronë, po bëhen gjithnjë e më shumë të pranishme, pasi ditë më parë Alphabet Wing prezantoi dronin për shpërndarje, ndërsa kompani të njohura si Amazon dhe UPS janë duke punuar në këtë drejtim. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *