“Sikur më kishin rrahur”, Brataj tregon si i nisën dhimbjet kur u prek nga koronavirusi, nuk qëndronte dot as shtrirë, temperaturë e lartë dhe kollë

LAJME

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka komentuar sërish se si i nisën dhimbjet kur u infektua nga koronavirusi. Në një lidhje me Skype në “Opinion”, Brataj tha se fillimisht ka pasur temperaturë të lartë, kollë dhe dhimbje në të gjithë trupin që nuk e linin as të ulej., e as të rrinte shtrirë.

“Ju faleminderit Blendi për telefonatën. Dua të falenderoj të gjithë shqiptarët për solidaritetin. Janë gjëra që i kemi sqaruar që në fillim të kësaj epidemie. Të dielën kisha temperaturë të lartë, kollë dhe dhimbje në të gjithë trupin. Sikur më kishte rrahur njeri. Fillimisht mora vetëm aspirinë. Sot sicc e shihni jam më mirë. Dhimbjet nisin gradualisht. Të dielën më filloi temperatura. Gjëja më e tmerrshme është që s’rri dot në një vend, as shtrirë, as ulur. Pastaj problem është ta kontrollosh me ilaccet normale. Fati është që jam vetë mjek dhe kuptoj. E shikojmë veten nga ana e kuruesit. Tani kam kollë, nuk kam dhimbje, temperaturë kam tek 37 e gjysmë. Sot kam bërë xhiro nëpër shtëpi,“- u shpreh Brataj.

Sot është konfirmuar infektimi me koronavirus i shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, një nga zyrtarët më të lartë të sistemit shëndetësor në Shqipëri. Burime të rezervuara, i konfirmuan Dosja.al se të gjithë infermierët dhe mjekët që kanë punuar me Bratajn janë vetë-karantinuar ndërsa disa prej tyre kanë kryer edhe analizën për të parë nëse janë infektuar nga COVID-19.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në pesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *