Shefja e infektivit të pediatrisë: Ja sa fëmijë janë prekur nga koronavirusi në Shqipëri

LAJME

Gjeorgjina Kuli, shefja e infektivit të pediatrisë, zbuloi në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Ditari” në A2, se në vendin tonë janë dy fëmijë të prekur me koronavirus.

“Vetëm dy fëmijë, të moshës 0-14 vjeç, kanë rezultuar pozitivë. Njëri pa shenja, ndërsa tjetri po trajtohet në shtëpi, nuk ka nevojë për shtrim në spital”, deklaroi Kuli.

Kur u pyet nëse ka një trajtim të veçantë për fëmijët, Kuli tha se përdorimi i antibiotikëve tolerohet më mirë nga fëmijët:

“Do të preferonim paracetamolin, duhen konsumuar shumë lëngje nga fëmijët dhe ushqim i shumëllojshëm. Këto janë trajtimet kryesore për mjekimin e fëmijëve”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *