Samsung lanson tabletin e parë me 5G, Samsung Galaxy Tab S6 5G

LAJME

Samsung ka lansuar një version 5G të tabletit Galaxy Tab S6 – me emrin Galaxy Tab S6 5G.

Tableti me mbështetje 5G aktualisht është i kufizuar në tregun e shtëpisë së Samsung (Korenë Jugore) dhe tani është në dispozicion atje, që nga sot.

Galaxy Tab S6 ka çmim KRW 999.900 (afërsisht 850 dollarë) dhe ofron të njëjtën brendësi si Galaxy Tab S6.

Samsung gjithashtu po sjell shërbime pa pagesë në të, që përfshijnë monitorin e lakuar të Samsung-it 32 inç, mbushësin e jashtëm pa tela, mbulesën e tastierës dhe YouTube Premium.

Të listuara më poshtë janë detajet e harduerit dhe specifikat:
– Ekran super AMOLED 10.5-inç WQXGA (1600X2560 pikselë)
– Qualcomm Snapdragon 855
– RAM 6 GB
– Hapësirë të brendshme 128 GB (e zgjerueshme deri në 1 TB)
– Bateri 7,040mAh
– Kamera kryesore 13-megapikselë + sensori i thellësisë 5-megapikselë
– Kamerë selfie 8-megapikselë
– Altoparlantët kuadratë Dolby Atmos të pajisur me AKG
– Stilolaps me mbështetje për karikim magnetik

/Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *