Përfaqësues të Romës ndodhen në Spanjë për bisedime të avancuara me Januzajn

LAJME

Përfaqësues të Romës kanë udhëtuar drejt Spanjës për të biseduar me anësorin e Real Sociedadit, Adnan Januzaj, të cilin klubi italian dëshiron ta huazojë me opsionin e blerjes.

Sipas mediave italiane duke përfshirë edhe Sportitalia e Sky Sport Italia, delegacioni i Giallorossëve ndodhet në Spanjë për negociata të avancuara.

Lexo po ashtu:
Nuk e do vetëm Roma, tri oferta tjera për Adnan Januzajn
Nuk e do vetëm Roma, tri oferta tjera për Adnan Januzajn
Futbollisti shqiptar vlerësohet ndërmjet 12 e 15 milionë euro, ndërsa bisedimet do të orientohen në shpërndarjen e kësaj shumë – gjegjësisht sa do të paguhet për huazimin dhe sa për blerjen.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Roma ka nevojë për të gjetur zëvendësues për Nicolo Zaniolon, i cili nuk do të luajë në pjesën e mbetur të sezonit për shkak të lëndimit të ligamentit kryesor të gjurit.

Januzaj, i cili do të mbushë 25 vjet në muajin e ardhshëm, është lidhur edhe me Milanin, si alternativë në rast të shitjes së Susos.

Ai është pjesë e Sociedadit nga viti 2017 kur u transferua nga Manchester Unitedi për 8.5 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2022. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *