Pëllumb Piperon e zë kolla live, tremb dhe spikeren: Rrini të qetë, jam mirë, s’kam…

LAJME

Mjeku i njohur infeksionit Pëllumb Pipero ishte në një lidhje direkte në emisionin “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi. Mirëpo, gjatë bisedës mjeku u përball me një moment të sikletshëm.

Mjeku filloi të kollitet papritur dhe për një moment e kishte të pamundur të fliste. Ndërkohë, gazetarja Juli Xhokaxhi u shpreh se shëndeti i tij është mjaft i rëndësishëm.

“Shpresoj të jeni mirë me shëndet, është shumë e rëndësishme kjo. I duheni të gjithëve.”, tha Xhokaxhi. “Më falni se ishte shumë e papritur kjo situata, jo shumë të këndshme”, tha mjeku.

Teksa vazhdoi bisedën për situatën e koronavirusit në Shqipëri, mjeku në fund u ndal sërish tek incidenti që i ndodhi, duke sqaruar se nuk ishte kollë për tu shqetësuar:

Pëllumb Pipero: Ndjesë për kollën që më zuri në atë moment

Juli Xhokaxhi: Në këto situata kolla vetëm në tremb

Pëllumb Pipero: Por nuk është kollë nga ajo sëmundje, kështu rrini të qetë./abcnews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *