Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, deputeti shqiptar heq maskën dhe ndez cigaren në Kuvend (Foto)

LAJME

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, vëllai i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj është filmuar duke pirë duhan në sallën e Kuvendit.

Foto ka bërë xhiron e mediave sociale, pasi Haradinaj ka hequr maskën mbrojtëse nga virusi Covid-19 për të tymosur një cigare në pjesën e pasme të sallës së Kuvendit.

Prej disa orësh tashmë në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet seanca maratonë që pritet të përmbyllet me votimin e mocionit të mosbesimit të LDK-së për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *