Kush kollitet qëllimisht përpara të tjerëve, dënohet me një vit burg

LAJME

Që prej shpërthimit të pandemisë, në rrjet kanë qarkulluar shumë foto apo video të personave që janë kollitur qëllimisht përpara fytyrës së të tjerve. Disa e kanë bërë për shaka, disa të tjerë jo, megjithatë asgjë nuk do e justifikojë veprimin e tyre.

Me rritjen drastike të numrave të të infektuarve në Britani, në listën e penaliteteve është vendosur edhe dënimi pikërisht për këta persona. Të gjithë ata që do tentojnë t’a bëjnë këtë veprim përpara një polici apo një punonjësi të shëndetësisë, do të dënohen me 1 vit burg.

Në njoftimin zyrtar të policisë, thuhet:

Punonjësit e shëndetësisë janë më të domosdoshëm se kurrë më parë. E njejta gjë vlen edhe për policët apo për qindra vullnetarët që po ndihmojnë në kalimin e kësaj krize. Rastet e personave që janë kollitur para tyre, duke thënë se janë të infektuar, na detyrojnë të marrim masa të reja. Ky është një krim dhe si i tillë do dënohet. Kollitja përpara tyre, do të konsiderohet si një kërcënim për jetën. Të gjithë punonjësit që mund të përballen me një incident të tillë, nuk duhet të ngurrojnë të bëjnë denoncim apo të arrestojnë personat përgjegjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *