Këto janë specifikat e plota të serisë Galaxy S20, sipas analistëve

LAJME

Samsung ka konfirmuar se ata do të organizojnë një ngjarje Unpacked më 11 shkurt, ku pritet të shpallin serinë e ardhshme Samsung Galaxy S20.

Kompania koreane pritet të prezantojë tre modele të ndryshme, Samsung Galaxy S20, Galaxy S20 Plus dhe Galaxy S20 Ultra.
Tani në sajë të Ishan Agarwal dhe MySmartPrice, specifikat e të gjithë formacionit janë zbuluar.

Telefonat do të mundësohen nga procesori Samsung Exynos 990 i ndërtuar në 7nm.

Është përfolur gjithashtu se do të orfojnë një vlerësim IP68 përsa i përket rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, këtu përfundojnë ngjashmëritë. Në aspektin e ekranit, Galaxy S20 do të shfaqë një ekran 6.2 inç WQHD +, ndërsa Galaxy S20 Plus do të vijë me një ekran 6.7 inç, dhe Galaxy S20 Ultra do të paketojë një ekran 6.9 inç.

Pajisjet do të ofrojnë norma të rifreskimit 120Hz.

Kamerat gjithashtu do të ndryshojnë nga telefoni në telefon, ku Galaxy S20 dhe S20 Plus do të shfaqin një kombinim kamerash 12MP + 64MP + 12MP me sensorë shtesë ToF, me mbështetje për zmadhim dixhital deri në 30x dhe madje edhe regjistrim video 8K.

Nga ana tjetër, Galaxy S20 Ultra do të ketë një kombinim kamerash 108MP + 48MP + 12MP, sensorë ToF dhe zmadhim dixhital deri në 100x.

Tani për tani, këto janë vetëm spekulime, por nuk ka mbetur edhe shumë kohë nga ngjarja e lansimit, ku do të shfaqen specifikat e plota. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *