Edhe Schwarzenegger dhuron një shumë marramendëse për të luftuar koronavirusin

LAJME

Llogari për të ndihmuar të prekurit nga koronavirusi janë iniciuar nga shumë të famshëm dhe jo vetëm, andaj edhe aktori Arnold Schwarzenegger ka vendosur të ndaj një shumë për këtë qëllim.

Ai ka bërë publike shumën që po dhuron në një fushatë të nisur në GoFundMe.com.

“Asnjëherë nuk kam besuar të ulem në shtrat dhe të ankohem se sa keq janë gjërat, gjithmonë besoja se të gjithë duhet të bënim pjesën tonë për t’i bërë gjërat më mirë. Kjo është një mënyrë e thjeshtë për të mbrojtur heronjtë tanë në vijën e parë në spitalet tona, dhe jam krenar që po bëhem pjesë e saj. Unë dhurova 1 milion dollarë dhe shpresoj që të gjithë ju që mund të dilni përpara për të mbështetur këta heronj.”, ka shkruar ai.
Kjo fushatë ka për qëllim t’i mbroj dhe të i përkrahë ata që janë në vij të fronit, mjekët dhe infermierët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *